Lidhje

Shtyhet gjykimi për Yulia Tymoshenkon


Një gjykatë ukrainase shtyhu edhe një herë një gjykim të ri kundër ish kryeministres së burgosur Yulia Tymoshenko.

Zonja Tymoshenko e cila po kryen një dënim prej shtatë vjetësh nën akuzat për abuzim me postin, ishte planifikuar të paraqitej në një gjykim të ri në qytetin Khakiv nën akuza të veçanta për evazion fiskal dhe përvetsim fondesh që dakojnë në vitet 1990 kur drejtonte një biznes për tregëtinë e gazit. Por Tymoshenko nuk u paraqit në gjyq, duke cituar shëndetin e dobët dhe çështja u shty për më 7 qershor.

Tymoshenko dhe aleatët e saj e kanë quajtur gjykimin të motivuar politikisht nga presidenti Viktor Janukoviç.Ish kryeministra Tymoshenko ishte një nga arkitektët e Revolucionit Portokalli të vitit 2004 që i mohoi Janukoviçit përpjekjen e parë për postin e presidentit. Gjendja e saj e vështirë dhe akuzat për keqtrajtim në burg kanë tendosur marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian dhe ka tërhequr vëmendjen e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Perëndim.
XS
SM
MD
LG