Lidhje

USS George Washington arrin në Filipine


Luftanija amerikane, USS George Washington, mbërriti sot në Filipinet qëndrore të goditur nga tajfuni për të ndihmuar me ndihmat për shumë të dëshpëruar për ushqim dhe nevoja bazë.


Luftanija po ndihmon me furnizimet e emergjencës në qytetin Tacloban, një qytet bregdetar me 220 mijë banorë që gati u shkatërrua nga tajfuni Haiyan.

Pentagoni tha se luftanija dhe katër anije të tjera mbërritën në Gjirin Leyte duke transportuar helikoptarë dhe anije speciale të nevojshme për të shpërndarë furnizimet në zonat e largëta.

Gjenerali amerikan Paul Kennedy po drejton një grup të marines amerikane që janë tashmë në Tacloban.


"Po sjellim impiante për pastrimin e ujit. Nuk po ju jap hollësitë teknike por ato po vijnë nga Japonia. Kemi ndërtuar pista aerodrome dhe kullë kontrolli për fluturimet. Nuk do të jetë taman me radar por do të lejojë avionët të ulen gjatë natës. Kështu do të mund të fillojmë operacionet 24 orëshe."


Gjenerali Kennedy i tha Zërit të Amerikës se ushtria amerikane ka çuar 50 tonë furnizime humanitare në Tacloban, ku situata po përkeqësohet për shkak të mungesës totale të elektricitetit, linjave të komunikimit dhe ujit të pastër.


"Është shumë vështirë pasi ne e nxjerrim ujin përmes tubacioneve nëntokësore që janë shkatërruar. Nuk e dime në se është i pastër prandaj duhet ta ziejmë. Por të paktën kemi diçka. Është vërtetë e vështirë dhe e rrezikshme pasi ka shumë të vdekur.''

Autoritetet thanë se furnizimet janë penguar nga portet dhe rrugët e bllokuara.

Mijëra njerëz kanë pushtuar një aeroport të vogël në Tacloban që nga e hëna në mbrëmje, në përpjekje për një udhëtim me një avion të vetëm C-130 për të shkuar në Manila.

XS
SM
MD
LG