Lidhje

U mbajtën në Rusi zgjedhjet parlametare

  • Zëri Amerikës

U mbajtën në Rusi zgjedhjet parlametare

U mbajtën në Rusi zgjedhjet parlametare

Rusët votuan sot në zgjedhjet parlamentare që pritet gjerësisht të dobësojnë pushtetin e parisë së Vladimir Putinit në dhomën e ulët të parlamentit Duma.

Disa minuta pasi u mbyllën kutitë e votimit, anketat paszgjedhore treguan se partia Rusia e Bashkuara e zotit Putin ka rreth 48 përqind të votave. Partia komuniste radhitet e dyta me gati 19 përqind.

Rusia e Bashkuar mori më shumë se 64 përqind të votave katër vjet më parë. Por analistët rus në javët e fundit parashikuan një rënie të fortë të popullaritetit të partisë, me votuesit që shprehën pakënatësi rreth rritjes së hendekut mes të pasurve dhe të varfërve në Rusi dhe akuza për korrupsion zyrtar.

Kanali në anglisht i televizionit RT në Moskë njoftoi më shumë se 100 arrestime në kryqytet gjatë kohës së votimit. Njoftimet thonë se shumica e të ndaluarve përballen me akuza për zhvillimin e mitingjeve të paligjshme. Në parë sot, një organizatë e pavarur që monitoron zgjedhjet në Rusi, i tha Zërit të Amerikës se policia ruse bllokoi faqet e tyre elektronike në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG