Lidhje

Uashington, era e fuqishme rrëzon Pemën Kombëtare të Krishlindjes

  • Zëri Amerikës

Uashington, era e fuqishme rrëzon Pemën Kombëtare të Krishlindjes

Uashington, era e fuqishme rrëzon Pemën Kombëtare të Krishlindjes

Erërat e fuqishme në zonën Washingtonit rrëzuan Pemën Kombëtare të Krishlindjes. Bredhi 13 metra i lartë u rrëzua dje nga erërat e forta që arritën shpejtësinë deri në 49 kilometra në orë. Pema e Krishtlindjeve ishte sjellë në Uashington në vitin 1978 nga pyjet e Kolorados për t’u mbjellë në parkun para Shtëpisë së Bardhë. Që nga ai vit, pema zbukurohej çdo vit me lodra dhe drita shumëngjyrëshe për festën e Krishtlindjes. Një zëdhënës i Shërbimit Kombëtar të Parqeve tha se është zgjedhur tashmë një pemë e re për t’u mbjellë të vend të bredhit të rrëzuar. Zëdhënësi tha se ka patur edhe raste të tjera kur pemët e Krishtlindjes kanë rënë nga era, për shkak se ato janë shumë më të ekpozuara tek parku i Shtëpisë së Bardhë, se sa në pyll.

XS
SM
MD
LG