Lidhje

Uashington, festivali i muzikës Rithm & Bluz


DJ Questlove and Soul Train wrap up the first night of the festival with a dance party on the mall, Thursday June 30, 2011.
DJ Questlove and Soul Train wrap up the first night of the festival with a dance party on the mall, Thursday June 30, 2011.

Rhythm and Blues, apo R & B, është një zhanër i muzikës Africano-Amerikane që ka zënë një vend të veçantë në kulturën amerikane në 70 vitet e fundit. R & B është eksportuar kudo në botë duke kapërcyer barrierat e gjuhës dhe duke i bërë të famshëm ekzekutuesit e saj. Kohët e fundit, muzika Rhythm and Blues dhe evoluimi i saj është bërë objekt festimi këtu në Uashington.

Rhythm and Blues. Ky është një thesar amerikan me një ndikim të fuqishëm në kulturën popullore. Funk Brothers, një grup i viteve 60, ekzekutoi këto ditë pjesë klasike të muzikës R & B në festivalin Folklife në lëndinën kryesore të Uashingtonit. Rhythm and Blues u shpik nga afrikano-amerikanët më shumë se 70 vjet më parë. Emri R & B është një mjet marketingu, por i referohet stileve të ndryshme muzikore, duke përfshirë atë Gospel dhe Elektric Blues, që ishin popullarizuar nga BB King.

Tani pas shtatëdhjetë vjetësh, R & B është ende i gjallë. Në festimin e rastit në Uashington, mijëra njerëz, të rinj dhe të moshuar, kishin ardhur për të dëgjuar dhe kërcyer. Disave u kujtoheshin episode nga shfaqja popullore televizive "Train Soul", që vazhdoi për tridhjetë e pesë vjet rresht. Në festival, pati shumë njerëz që dëgjonin të emocionuar apo që kërcenin. Loni Banç është drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë Africano-American. Ai hapi festivalin për muzikën R & B.

"Kuptova se kjo ishte muzika që na tha shumë për Amerikën, ishte edhe muzika që fliste për dhimbjen, për ekzistencën. Në një farë kuptimi ajo bëhet një muzikë universale dhe dihet që muzika është infektuese. Ti mund të ndodhesh në çdo vend të botës dhe dëgjon njerëz njerëz që e shoqërojnë atë me trokitjen e gishtrinjve sepse Rhythm and Blues është tepër e veçantë".

Në festival ishte edhe këngëtari i vjetër i R & B-së, Xheri Uilliams, i njohur si swamp Dogg. Ai thotë se ai dhe grupi i tij u ndikuan nga legjendat e viteve 40.

"Rhythm and Blues për mua është si ato këngët e dëshpërimit. Siç e thotë edhë kënga: Uiski i keq më bëri të largoheni nga shtëpia e lumtur".

Nga vitet 50 dhe '60, Xhejms Braun e emocionoi publikun me një tempo të re të R & B-së, një stil që vazhdoi për t’i dhënë formë rock and roll-it.

Nuk kaloi shumë dhe artiste si Diana Ross dhe The Supremes e shfrytëzuan suksesin e muzikës Rhythm and Blues.

Në festival ishte edhe Mable Xhon, e para artiste femër që bëri kontratë me firmën e regjistrimeve Motown. Ajo mbështeti gjithashtu legjendarin Ray Charles. Mable thotë se R & B është një formë arti që gjithkush e kupton.

"Rhythm and Blues është ritmi, është mesazhi i zemrës. Në qoftë se zemra jote dhemb, kjo muzikë e shpreh këtë dhimbje. Në qoftë se zemra jote është e kënaqur, ajo përsëri e shpreh këtë. Nëse përpiqeni të jepni një mesazh, ajo mund ta shprehë këtë mesazh. Është vetë shpirti".

Në vitet ’70, dolën grupe si the Temptations dhe më pas Michael Jackson ndihmoi për ta përhapur R & B-në në mbarë botën.

Sot, R & B është ende në zhvillim. Me ritmet e tipit boogie dhe do-wop ajo mbetet e rrënjosur thellë në kulturën Africano-Amerikane. Por ky është tani një term i përgjithshëm për çdo muzikë me ritme dhe melodi të forta që i bëjnë njerëzit të kërcejnë. Shumë njerëz thonë se kjo muzikë do të vazhdojë të rritet në popullaritet, sepse ajo kapërcen moshën, racën klasat sociale.

XS
SM
MD
LG