Lidhje

Gjendje alarmi në Kantierin e Marinës, Uashington


Kantieri i Marinës në Uashington, instalimi më i vjetër detar i vendit, u vu sot në gjendje alarmi, pas njoftimeve se brenda një kompleksi zyrash kishte patur të shtëna.

Dhjetëra automjete të policisë u grumbulluan në këtë objekt, i cili ndodhet vetëm disa blloqe larg ndërtesës së Kongresit amerikan, por pas gati dy orë kërkimi, policia tha se nuk mund të konfirmonte nëse vërtet kishte patur të shtëna. Deri tani, nuk ka patur njoftime për të plagosur.

Policia po kërkon dhomë me dhomë në të njëjtën ndërtesë ku në vitin 2013 një kontraktor ushtarak vrau 12 punëtorë civilë dhe më pas u vra nga policia.

XS
SM
MD
LG