Lidhje

Ndershmëria, virtyt jo shumë popullor në Uashington


Thirrjet për ndershmëri dhe transparencë në politikë i dëgjojmë shpesh, por duket se ata që janë brenda procesit politik amerikan nuk ndjejnë të njëjtën nevojë.

Një kompani amerikane pijesh ngriti këtë muaj kioska pa personel shërbyes në shtete të ndryshme dhe në kryeqytetin amerikan, Uashington, për të parë sa të ndershëm janë njerëzit kur nuk i sheh njeri. Në secilën kioskë kishte tabela që u sugjeronin klientëve të fusnin një dollar në një kuti kur merrnin një shishe pije në kioskë.

Kryeqyteti i vendit, Uashingtoni, rezultoi më i pandershmi në këtë eksperiment pasi mesatarisht një ndër pesë persona, pra 20 për qind e klientëve, nuk paguan për pijen. Alabama dhe Havai ishin më të ndershmet, pasi për çdo pije të marrë kishte pagesën përkatëse.

Duke gjykuar nga paraqitja e jashtme, klientët bjondë ishin më të ndershmit, ndërsa burrat me pak mjekërr ishin më të pandershmit.

Në total, 92 për qind e amerikanëve që frekuentuan kioskat, paguan për pijen që ishte quajtur me vend HONEST Tea – Çaj i Ndershëm.
XS
SM
MD
LG