Lidhje

Bisedime izraelito-palestineze sot në Uashington


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se negociatorët izraelitë dhe palestinezë do të takohen sot në Uashington për të diskutuar planet për rifillimin e bisedimeve të paqes për herë të parë në tre vjet.

Ministrja e Drejtësisë Tzipi Livni do të përfaqësojë Izraelin dhe kryenegociatori Saeb Erakat do të flasë në emër të palestinezëve.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se është optimist që udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë kanë treguar vullnetin për të marrë vendime të vështira, por të nevojshme për të arritur në këtë pikë.
XS
SM
MD
LG