Lidhje

Qyteti i Uashingtonit dekriminalizon mbajtjen e marihuanës


Këshilli i Qytetit të Uashingtonit e dekriminaliozi posedimin e marihuanës, duke e cilësuar atë një shkelje jo më të rëndë se sa një gjobë parkimi. Ky vendim tani i ka shkuar për firmë Kryetarit të Bashkisë, Vincent Gray, i cili thotë se do ta nënshkruajë atë.

Personat që kapen me një sasi marijuane prej 28 gramësh, ose më pak, do të gjobiten me 25 dollarë, një gjobë kjo më e vogël se sa shumica e atyre që vihen për shkelje të rregullave të parkimit.

Përkrahëst e ligjit thonë se mbi 90 për qind e të dyshuarve për zotërim të marijuanës janë afrikano-amerikanë dhe se droga gjendet me lehtësi, në kolegjet dhe qytetet e studentëve.

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai nuk është konsistent, për shkak se ndërsa posedimi i majuhuanës nuk konsiderohet më si krim, shitja dhe pirja e saj vazhdojnë të jet e paligjshme. Një numër qytetesh dhe shtetesh amerikane e kanë legalizuar marijuanën, por ajo vazhdon të mbetet e paligjshme sipas ligjit federal.
XS
SM
MD
LG