Lidhje

Uashingtoni kërkon miratimin e rezolutës për Sirinë në KS


Uashingtoni kërkon miratimin e rezolutës për Sirinë në KS

Uashingtoni kërkon miratimin e rezolutës për Sirinë në KS

Rusia po paralajmëron që përpjekjet e Perëndimit dhe ato të vendeve arabe për ta nxitur Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë për Sirinë do ta fusë atë vend në luftë civile.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Gennadi Gatilov tha sot se projektrezoluta e mbështetur nga Perëndimi dhe vendet arabe nuk do të arrinte në një kompromis për t’i dhënë fund kryengritjes 10-mujore kundër sundimit autokratik të presidentit sirian Bashar Al Assad.

Aktivistë të opozitës siriane thanë se trupat qeveritare po e konsolidonin kontrollin në rrethinat lindore të Damaskut sot, pas disa ditë luftimesh të ashpëra me forcat kryengritëse, që morën për pak kohë kontrollin e komuniteteve disa kilometra parg presidencës së zotit Assad.

XS
SM
MD
LG