Lidhje

Uashingtoni paralajmëron Izraelin për mos shembjen e shtepive në Jeruzalemin lindor

  • David Gollust

Uashingtoni paralajmëron Izraelin për mos shembjen e shtepive në Jeruzalemin lindor

Uashingtoni paralajmëron Izraelin për mos shembjen e shtepive në Jeruzalemin lindor

Zyrtatët në Washington po theksojnë se planet e bashkisë së Jeruzalemit nuk janë përfundimate dhe mund të bllokohen nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.Washingtoni po e bën të qartë se shpresojnë që shembja e shtepive të mos ndodhë, duke theksuar se një veprim i tillë mund të cenojë përpjeket e paqes në Lindjen e Mesme dhe mund të bjerë ndesh me deshirën e mirë të nxitur nga vendimi Izraelit për të lehtësuar bllokadën ndaj Gazës.

Zyrtarët e Bashkisë së Jeruzalemit miratuan paraprakisht planet për një park dhe qender turistike në Jeruzalemin lindor që banohet kryesisht nga palestinezët, plan i cili kerkon shembjet e rreth 20 shtepive palestineze.Plani, i mbështetur nga kryetari i bashkisë Nir Barkat që anon nga e djathta, doli në pah nga fillimi vitit por u vu menjanë me kerkesë të zotit Netanyahu.

Shembjet e meparshme të shtepive të palestinezëve në Jeruzalem nga Izraeli kanë shkaktuar kritika të gjera nderkombëtare, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara.

Zëdhenësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley tha për median se plani i venë në pauzë mund të ringjallë pasione politike në Jeruzalemin lindor, të cilin palestinezët e duan si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhëshëm.

Ky duket si një veprim që demton besimin dhe mund të nxitë emocionet dhe shton edhe rrezikun për dhunë. E kuptojmë se ndoshta ka qasje të ndryshme politike mes qeverisë izraelite dhe bashkisë së Jeruzalemit. Por qendrimi ynë është se kjo çëshjte që i përket strehimit dhe projekteve të tjera në zonat e pushtuara të Jeruzalemit, janë çëshjte të statusit përfundimtar.

Zoti Crowley tha se çdo hap i njeanëshëm nga secila palë përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara dhe se duhet menjanuar.

Më herët të henën, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në katërshen nderkombëtare për Lindjen e Mesme, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, e mirëpritën njëzeri vendimin e qeverisë izraelite për të lehtësuar bllokadën tokësore ndaj Gazës.

Veprimi i kabinetit izraelit do të zgjerojë dukshëm numrin e sendeve që lejohen në zonën e kontrolluar nga lëvizja radikale Hamas.

Kjo vjen tre javë pas bastisjes së dhunëshme nga Izraeli të një flotilje anijesh me ndihma për Gazën.

Deklerata e Kuartetit theksoi se detajet e vendimit izraelit ende pritet të njoftohen por tha se zbatimi i plotë mund të jetë një levizje e dukshme në stategjinë e debatuar izraelite ndaj Gazës.

Deklerata thotë se situata aktuale në Gazë, ku një numër i vogël sendesh lejohet të futen në rripin detar, është e paqendrueshme, e papranueshme dhe nuk është në interes të palëve të interesuara.

Vendimi izraelit u mirëprit nga Shtepia e Bardhë të dielën e cila tha se një vizitë në Washington nga zoti Netanyahu e cila u anulua pas incidentit me flotiljen, është planifikiar të zhvillohet me datën 6 korrik.

XS
SM
MD
LG