Lidhje

Udhëheqësi palestinez, vizitë në Shtëpinë e Bardhë

  • Luis Ramirez

Presidenti Barack Obama i bëri thirrje homologut të tij palestinez, Mahmoud Abbas, të marrë vendime më të ashpëra dhe po të jetë e nevojshme me rreziqe, për paqen me Izraelin. Të dy udhëheqësit u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për diskutime mbi procesin e bllokuar të paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Obama, po ashtu i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të vazhdojë me planet për lirimin nga burgu të grupit të fundit të të burgosurve palestinezë nga fundi i marsit.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë u mbajt në prag takimit të 29 prillit për kornizën e një marrëveshje paqeje në bisedimet mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Sot, nëpër rrugët e Bregut Perëndimor kishin dalë mijëra palestinezë, në mbështetje të vizitës së zotit Abas në Uashington. Demonstruesit valëvisnin flamuj, duke thirrur “Ne jemi me ju, zoti President!”

Muajin e kaluar, Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u takuan në Paris për bisedime intensive diplomatike lidhur me këtë përpjekje.

Tani i ka ardhur radha zotit Abbas të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Obama i shprehu para dy javësh shpresat për një zgjidhje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Unë kam bindjen se ende ekziston mundësia për krijimin e dy shteteve, atij hebre të Izraelit dhe shtetit të Palestinës, ku dy popujt të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri. Por është e vështirë dhe kërkon kompromis nga të dyja palët”.

Korniza do të krijonte bazën për diskutim të çështjeve kyçe: krijimi i një shteti palestinez, vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, siguria dhe statusi i Jeruzalemit.

Tek të dyja palët mungon besimi. Dhe kohët e fundit, zoti Abbas tha se as nuk bëhet fjalë që palestinezët të pranojnë njohjen e Izraelit si shtet hebre, një kërkesë kryesore e Izraelit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se presidenti do të kërkojë lëshime të vështira.

“Ai do të diskutojë me Presidentin Abbas përparimin e bërë, ashtu siç bëri edhe me kryeministrin Netanyahu. Ai do të vlerësojë Presidentin Abbas, ashtu siç bëri edhe me kryeministrin Netanyahu për vendimet e vështira që kanë bërë të dy udhëheqësit në përpjekjet për të ecur përpara”.

Presidenti Abbas ka shfaqur shenja fleksibiliteti për një çështje kyçe: këmbënguljen palestineze që t’u jepet e drejta të kthehen në në zonat nga ikën, ose u detyruan të ikin kur u krijua shteti i Izraelit në vitin 1948.

“Le ta hapim për diskutim çështjen e refugjatëve. Sepse është një çështje që duhet zgjidhur për t’i dhënë fund konfliktit, në mënyrë që refugjatët të mund të jenë të kënaqur me zgjidhjen. Por ne nuk do të përpiqemi që miliona izraelitë të shkojnë në Izrael, duke ndryshuar përbërjen sociale”.

Aaron David Miller ka qenë këshilltar i Sekretarëve të Shtetit për negociatat arabo-izraelite për 25 vjet.

Ai thotë se takimi i sotëm tregon se Shtëpia e Bardhë sheh një shans për përparim, por ai nuk ndjehet optimist.

“Kishte shenja të paktën deri kur u bë takimi me zotin Netanyahu se presidenti po humbiste durimin me izraelitët. Ky takim do të jetë më i mirë, por nuk jam i sigurt sesa efektiv do të jetë”.

Megjithëse vëmendjen tek ngjarjet e Ukrainës, Presidenti Obama e sheh këtë si përparësi dhe do që t’i bëjë të qartë zotit Abbas se koha po ikën, ndërsa afrohet afati i 29 prillit për një marrëveshje në parim.
XS
SM
MD
LG