Lidhje

Udhëheqësit evropianë shqyrtojnë mënyrat e zgjidhjes së problemeve të borxhit

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit evropianë shqyrtojnë mënyrat e zgjidhjes së problemeve të borxhit

Udhëheqësit evropianë shqyrtojnë mënyrat e zgjidhjes së problemeve të borxhit

Udhëheqësit evropianë u mbledhën sot në Bruksel për të shqyrtuar mënyrat e zgjidhjes së problemeve të borxhit të disa anëtarëve të dobët ekonomikisht të bllokut.

Ata diskutuan mënyrat për të forcuar fondin e përkohshëm të ndihmave të shpëtimit dhe për hartuar rregulla të përhershme për të kufizuar defiçitin.

Para takimit, Portugalia njoftoi një raund të ri të rritjes së taksave dhe shkurtime të shpenzimeve dhe shërbimeve në përpjekje për të ulur deficitin dhe për të përmirësuar financat qeveritare. Ky vend po shpreson të mënjanojë nevojën e huave të emergjencës si ato që mori Greqia dhe Irlanda.

Megjithë ndihmën, huadhënësit privatë janë të shqetësuar se mund të mos paguhen nga Greqia dhe Irlanda dhe po vendosin norma më të larta interesi përballë këtij rreziku.

Një raport i agjencisë financiare Bloomberg tha se udhëheqësit në Bruksel mund të diskutojnë uljen e normave të interesit për huatë e dhëna Irlandës dhe për t’i dhënë Greqisë më shumë kohë për të paguar huanë.

Udhëheqësit e ekonomisë më të madhe evropiane, Gjermanisë janë kundër idesë së dhënies së shumave të tjera për vendet në krizë nëse ato nuk bëjnë lëshime të tjera. Bloomberg njofton se Gjermania kërkon që Greqia të shesë asete të qeverisë për të grumbulluar fonde dhe po i bëjnë thirrje Irlandës të rrisë taksat e biznesit për të shtuar të ardhurat.

Udhëheqësit e BE-së takohen përsëri më 24 mars.

XS
SM
MD
LG