Lidhje

Udhëheqës të Evropës Qendrore dhe Lindore tërhiqen nga një takim në Ukrainë

  • Zëri Amerikës

Ukraina e ka shtyrë një takim të planifikuar më parë të udhëheqësve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, pasi disa prej tyre thanë se nuk do të marrin pjesë, si protestë për trajtimin që po i bëhet ish-kryeministres Julia Tymoshenko.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha sot se për këtë arsye, takimi i planifikuar për të premtne dhe të shtunën në Jaltë, do të mbahet më vonë. Rreth 10 udhëheqës të vendeve evropiane thanë se nuk do të marrin pjesë në takim.

Qëndrimi kritik i evropianëve për qëndrimin ndaj zonjës Timoshenko, që ka rreth dy javë në një grevë urie pas rrahjes nga rojet e burgut, është kryesuar nga Gjermania. Zonja Timoshenko është vizituar nga mjekë gjermanë, të cilët e diagnostikuan me një problem në shpinë, që nuk mund të trajtohet në Ukrainë.

Kievi nuk ka lejuar që ajo të shkojë për kurim në Gjermani, por ka rënë dakord që një mjek gjerman ta trajtojë atë në një spital të Ukrainës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG