Lidhje

Udhëheqësi i Al-Kaidës në Afrikën Lindore vritet në Somali


Udhëheqësi i Al-Kaidës në Afrikën Lindore vritet në Somali
Udhëheqësi i Al-Kaidës në Afrikën Lindore vritet në Somali

Autoritetet somaleze thonë se një person që besohet të jetë udhëheqësi i Al-Kaidës në Afrikën Lindore është vrarë gjatë konfrontimeve me policinë.

Fazul Abdullah Mohammed besohet se ka luajtur rol kryesor në sulmet vdekjeprurëse me bombë në vitin 1998 që shkaktuan numër të madh viktimash dhe dëmtuan rëndë ambasadat amerikane në Najrobi dhe Dar-es-Salaam. Shtetet e Bashkuara e cilësojnë atë si një nga terroristët më të kërkuar ndëkombëtarë dhe kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Zyrtarët në Somali thanë sot se Fazul Mohammed dhe një i dyshuar tjetër u vranë nga policia disa ditë më parë në një postbllok afër Mogadishut. Njoftimi për vdekjen e personave në fjalë u shty derisa u konfirmua identiteti i tyre.

Policia tha se Fazul Mohammed, i cili njihej me disa nofka, po transportonte mijëra dollarë dhe dokumente të shumta identifikimi përfshirë një pasaportë jugafrikane.

XS
SM
MD
LG