Lidhje

Udhëheqësi i konservatorëve çekë Petr Nekas, kryeministër i ri i vendit

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësi i konservatorëve çekë Petr Nekas, kryeministër i ri i vendit

Udhëheqësi i konservatorëve çekë Petr Nekas, kryeministër i ri i vendit

Presidenti çek Vasllav Klaus emëroi drejtuesin e një partie konservatore si kryeministrin e ri të vendit.

Petr Nekas i partisë Demokracia Civile do të punojë për të finalizuar krijimin e një koalicioni të ri qeveritar, një muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Zoti Nekas do të drejtojë bisedimet me konservatorët e partisë Top 09 dhe partinë për Marrëdhënie Publike. Të treja këto parti nënshkruan një marrrëveshje në fillim të muajit për të formuar koalicionin qeverisës.

Partitë ranë dakort të punojnë për të pakësuar borxhin dhe për të luftuar korrupsionin.

XS
SM
MD
LG