Lidhje

Udhëheqësi i kryengritësve kurdë të Turqisë paralajmëron për kthimin e konfliktit


Udhëheqësi i kryengritësve kurdë të Turqisë paralajmëron për kthimin e konfliktit
Udhëheqësi i kryengritësve kurdë të Turqisë paralajmëron për kthimin e konfliktit

Udhëheqësi i grupit kryengritës kurd, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, paralajmëron për kthimin e konfliktit në Turqi, nëqoftëse qeveria e sapozgjedhur nuk plotëson kërkesat e këtij grupimi për autonominë e Kurdistanit. Tema kryesore e fushatës zgjedhore ishte ekonomia, por çështja kurde mund ta devijojë përparimin politik të Turqisë.

Këta janë kryengritësit kurdë të PKK-së që stërviten në malet Kendil në kufirin me Irakun, grup që Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i konsiderojnë terroristë. Zëri i Amerikës i mori këto pamje të ralla në pjesën lindore të Turqisë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK ka bërë një luftë guerrile 27 vjeçare për pavarësinë nga Turqia. Udhëheqësi i tyre i burgosur, Abdullah Oçalan, ka paralajmëruar se grupi do t’i kthehet konflitit, nëse qeveria nuk fillon negociatat deri më 15 qershor.

Luftimet u kanë kushtuar jetën më shumë se 40 mijë njerëzve, shumë prej tyre civilë. Kjo është një çështje e mprehtë që ende dominon politikën turke. Pas votimeve të së djelës, partitë pro kurde po festojnë shtimin e numrit të deputetëve të tyre në parlament që arriti në 36, duke bërë që çështja kurde të avancojë në rendin e ditës.

Një nga deputetet e zgjedhur rishtas është Siri Syrja Onder, një regjisor popullor i kinematografisë në Stamboll.

"Qeveria ekiketon si terroris çdo njeri që ëbn pjesë në lëvisjen për lirinë e Kurdistanit. Personalisht, unë jam kundër vrasjeve dhe kundër luftës, madje do të doja që ajo të ndalej. Të dy palët duhet ta ndërpresin atë dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore”.

Onder thotë se gjuha kurde është në qendër të përpjekjes për autonomi.

"Ajo që duam është gjuja jonë, arsimimi në gjuhën tonë amtare. Nëse ka arsim në gjuhën tonë, nuk ka asimilim”.

Në Dijarbakir, festimet u shndërruan në dhunë mes demonstruesve kurdë dhe policisë. Kjo është një skenë tipike, pothuajse e përjavëshme në këtë qytet lindor. Këto pamje u xhiruan më herët këtë vit në Dijarbakir. Aktivistët kurdë të të drejtave të njeriut akuzojnë qeverinë për abuzimin dhe vënin në shënjestër të aktivistëve ligjorë.

Çështja kurde është në thelb të çështjes së identitetit turk, thotë profesori i sociologjisë, Ferhat Kentel.

"Imagjinoni që të gjitha brezat këanë mësur që në shkollën fillore se ‘ne jemi turq’. Procesi i formimit shoqëror është bazuar në homogjenizimin e shoqërisë që nga dalja prej Perandorisë Otomane. Kështu, populli kurd ka treguar se kjo tendencë nuk ka funksionuar dhe ai do që të ketë identitetin e tij”.

Kryeministri Reçep Taip Erdogan që doli fitues në zgjedhjet e të djelës, pretendon se partia AK në pushtet ka plotësuar tashmë shumë nga kërkesat e kurdëve dhe ai thotë se ndryshimet do të përfshihen në kushtetutën e re.

"Ne do të hartojmë një kushtetutë civile, të lirë, i cila do të bashkojë të gjitha palët e shoqërisë, gjithësecili do ta gjejë veten në këtë kushtetutë, si lindja ashtu edhe perëndimi”.

Zoti Erdogan shpreson që kjo rrugë paqësore do të jetë e mjaftueshme për të qetësuar sentimentet e kurdëve.

Me kryengritjen arabe në kufijtë e Turqisë në Siri, udhëheqja turke e ka të qartë rrezikun e kthimit të konfliktit.

XS
SM
MD
LG