Lidhje

Kim Xhong Un takohet me një delegacion privat koreanojugor

  • Zëri Amerikës

Kim Xhong Un takohet me një delegacion privat koreanojugor

Kim Xhong Un takohet me një delegacion privat koreanojugor

Udhëheqësi i sapoemëruar i Koresë së Veriut Kim Xhong Un u takua në Penjan me një delegacion privat të përbërë nga njerëz të rëndësishëm nga Korea e Jugut, gjatë takimit të tij të parë publik me vizitues të huaj qysh nga vdekja e të atit, e njoftuar javën e shkuar.

Ky takim bëri të mundur që zoti Kim, 28 vjeçar, të gjendej pranë të vesë së ish Presidentit të Koresë së Jugut Kim Dae-xhung dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të saj, të cilët udhëtuan për në Veriun e izoluar për të përcjellë ngushëllimet e tyre mbi vdekjen e udhëheqësit Kim Xhong Il. Grupi i koreanojugorëve përfshinte gjithashtu Hyun Xheon-eun, president i kompanisë Hyunday.

Më parë, Gazeta e Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, “Rodong Sinmun”, shkroi se trashëgimtari i Kim Xhong Il-it, Kim Xhong Un, kishte marrë një tjetër post të rëndësishëm, atë të udhëheqësit të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve. Ky post i jep atij autoritetin për vendimarrje në një nga organet më të larta të vendit. Agjencia koreane e lajmeve e quajti gjeneralin Kim “udhëheqës suprem i forcave të armatosura revolucionare”, si dhe “komandant suprem”, titulli që e mbante më parë i ati.

XS
SM
MD
LG