Lidhje

Udhëheqësi libian Kadafi zotohet të vazhdojë luftimet

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësi libian Kadafi zotohet të vazhdojë luftimet

Udhëheqësi libian Kadafi zotohet të vazhdojë luftimet

Udhëheqësi libian Muamar Kadafi u zotua për vazhdimin e luftimeve dhe denoncoi NATO-n për sulmet ajrore që kanë shkaktuar viktima mes civilëve.

Në një deklaratë që u transmetua mbrëmë në radio, Kadafi thotë se shtetet e NATO-s janë vrasës, që sipas fjalëve të tij, “kanë vrarë fëmijët dhe nipërit tanë”.

NATO pranoi që një sulm ajror ditën e dielë shkaktoi viktima mes civilëve, dhe tha se një tjetër sulm të premetn goditi një autokolonë me makina ushtarake të forcave kryengritëse. Aleanca tha se incidenti i së dielës kishte ndodhur për shkak të një mosfunskionimi të armëve dhe ai i së premtes goditi objektivin e gabuar.

Udhëheqësi libian i bëri këto komente ndërsa Franca dhe Britania hodhën poshtë thirrjen e Italisë për ndalimin e operacionit ushtarak, në mënyrë që të mund të kalojnë ndihmat në Libi.

XS
SM
MD
LG