Lidhje

Udhëheqësi socialist grek Venizelos filloi përpjekjen e fundit për formimin e një qeverie të re


Udhëheqësi socialist grek Evangelos Venizelos filloi përpjekjen e tretë dhe të fundit për formimin e një qeverie të re, pasi radikali i majtë Alexis Cipras dhe partia Demokracia e re dështuan ta bëjnë një gjë të tillë.

Venizelos, partia PASOK e të cilit u rradhit e tretë në zgjedhjet e së djelës, nuk ka të ngjarë të dalë me sukses, gjë që do të detyrojë presidentin Carolos Papoulias t’u bëjë thirrje partive të formojnë një koalicion të emergjencës. Në se kjo nuk arrihet deri më 17 maj, do të zhvillohen zgjedhje të reja.

Demokracia e re fitoi shumicën e vendeve në parlament, pasuar nga të majtët radikalë dhe Pasoku. Por asnjë parti nuk fitoi vende të mjaftueshme për të krijuar e vetme qeverinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG