Lidhje

Ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov kritikon qeverinë ruse

  • Zëri Amerikës

Ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov kritikon qeverinë ruse

Ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov kritikon qeverinë ruse

Ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov ka kritikuar qeverinë ruse dhe ka shprehur shqetësimin e tij se vendi po “bën hapa prapa” thuajse dy dekada mbas grushtit të shtetit që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Duke folur sot, dy ditë përpara përvejtorit të 20-të të rrëzimit të tij nga pushteti, zoti Gorbaçov tha se Rusia ka nevojë për zgjedhje të lira dhe udhëheqje të re. Ish udhëheqësi i partisë komuniste dhe ish presidenti i Bashkimit Sovjetik, tha se është e domosdoshme për njerëzit që të ndjehen pjesë e këtij procesi. Ai rekomandoi rivendosjen e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për guvernatorët si dhe një raund të vetëm për zgjedhjet parlamentare.

Zoti Gorbaçov u shpreh kundër lejimit të qeverisjes së Rusisë nga një monopol dhe bëri thirrje për atë që e quajti “rotacion në rangjet më të larta”.

Përvjetori i grushtit të shtetit në Rusi vjen në një periudhë ku janë shtuar paqartësitë se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit, mbas zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm.

Zoti Gorbaçov e krahasoi partinë Rusia e Bashkuara të kryeministrit Vladimir Putin me Partinë komunsite Sovjetike. Por ai shmangu kritikat e drejtpërdrejta për zotin Putin, duke e vlerësuar atë për stabilizimin e Rusisë mbas problemeve ekonomike dhe trazirave gjatë dekadës së parë të shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG