Lidhje

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Kanada për G-8 dhe G-20


Udhëheqësit botërorë mblidhen në Kanada për G-8 dhe G-20
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Kanada për G-8 dhe G-20

Udhëheqësit botëror po mblidhen në Kanada për dy takime të nivelit të lartë të vendeve më të industrializuara.

Presidentët dhe kryeministrat filluan të mbërrijnë në Toronto dje për takimin e G-8-ës dhe G-20-ës përfshi presidentin rus Dmitri Medvedev, kryeministrin japonez Naoto Kan dhe atë britanik David Cameron.

Në një artikull redaksional të gazetës Globe and Mail, udhëheqësi britanik tha se samiti duhet të jetë më shumë sesa një ndalesë për bisedime dhe të bëhet përparim në përparësitë kryesore si ekonomia globale.

Zyrtarët thanë se udhëheqësit do të diskutojnë shqetësimet e sigurisë por një fokus i veçantë do të jenë mënyrat për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike ndërsa vazhdojnë përpjekjet për shkurtimin e defiçiteve buxhetore.

Presidenti Obama pritet të mbërrijë sot në Muskoka të Torontos për takimin e grupit të tetëshes. Nesër fokusi kalon në takimin e grupit të 20 i përbërë nga vendet që japin 90 përqind të prodhimit global dhe 80 përqind të tregëtisë botërore.

XS
SM
MD
LG