Lidhje

Udhëheqësit botërorë reagojnë ndaj lajmit për vdekjen e shefit të Al-Kaidës


Udhëheqësit botërorë reagojnë ndaj lajmit për vdekjen e shefit të Al-Kaidës
Udhëheqësit botërorë reagojnë ndaj lajmit për vdekjen e shefit të Al-Kaidës

Edhe udhëheqësit botërorë kanë filluar të reagojnë ndaj lajmit për vdekjen e udhëheqësit të Al-Kaidës Osama bin Laden. Në Britani, kryeministri Dejvid Kamerun tha se lajmi do të mirëpritej në të gjithë vendin. Rusia, Gjermani, Italia dhe Franca përgëzuan gjithashtu forcat amerikane për vrasjen e bin-Ladenit.

Në Lindjen e Mesme, lajmi për vrasjen e terroristit më të kërkuar në botë u mirëprit nga presidenti turk Abdullah Gul, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, Iraku, Arabia Saudite dhe vende te tjera, por u dënua nga grupi islamik palestinez Hamas. Irani tha se vdekja e bin-Ladenit tregon se tashmë vendet e huaja nuk kanë më nevojë të dërgojnë trupa në rajon.

Edhe qytetarët në Shtetet e Bashkuara dolën rrugëve për të përshëndetur lajmin e vrasjes së Osama bin-Ladenit. Turma njerëzish u mblodhën në Uashington përpara Shtëpisë së Bardhë.

"E kemi ndjekur hijen e bin Ladenit në Afganistan, Pakistan, Irak, Jemen dhe më në fund tani mund t’i sjellim trupat tona në atdhe dhe mund të përdorim rendin për të mbrojtur kufijtë tanë kundër një sulmi tjetër terrorist por nuk do të kemi më nevojë të dërgojmë trupat tona në vende të tjera. Sot është një ditë e mirë për të gjithë ne".

Njerëzit u mblodhën gjithashtu në sheshin Times Square në Nju Jork ku qëndronte dikur Qëndra Botërore e Tregëtisë.

"E dini është një rast i rallë të festosh vdekjen e dikujt. Është çmënduri por si amerikanë ne kemi humbur shumë jetë njerëzish dhe kjo është koha për t’u mbledhur së bashku pasi kemi arritur atë që kërkonim".

Presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje talebanëve të ndalin luftimet.

"Ne kemi vuajtur nga terrorizmi për shumë vjet. Al-Kaida ka vrarë njerëzit tanë për shumë vjet. Edhe sot njerëzit tanë vriten nga veprimet e tyre. Ne jemi gjithashtu në luftë kundër terrorizmit. Njerëzit tanë bënë sakrifica dhe shpresoj se terrorizmi ka takuar fatin e tij me vrasjen e Osamës".

Ish presidenti amerikan George Bush e quajti vdekjen e bin Ladenit një arritje të madhe. Kryeministri britanik David Cameron tha se lajmi për vdekjen e udhëheqësit të Al-Kaidës sjell lehtësim të madh për njerëzit në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG