Lidhje

Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan do të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Libi


Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan do të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Libi

Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan do të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Libi

Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan po shkojnë në Libi në përpjekje për të zgjidhur krizën politike mes udhëheqësit libian Moamar Gadafi dhe rebelëve të cilët po përpiqen ta rrëzojnë atë.

Grupi i udhëheqësve afrikanë do të takohet me zotin Gadafi për bisedime para se të shkojnë në Bengazi për t’u takuar me udhëheqësit e rebelëve. Luftimet e ashpra vazhdojnë të paktën në dy fronte në Libi. Forcat pro-Gadafit sot vazhduan sulmet me predha kundër qytetit lindor Axhdabia. Dëshmitarët njoftuan se kanë dëgjuar të shtëna me predha artileria dhe kanë parë shtëllunga të mëdha tymi. Të paktën 11 persona janë vrarë gjatë luftime të ditës së djeshme. Associated Press ka njoftuar se në dy incidente të veçanta forcat pro-Gadafi kanë qëlluar dy helikopterë të rebelëve në Brega, qytet i naftës që gjendet në perëndim të Axhdabijës. Brega ka qenë skenë e luftimeve të ashpra në ditët e fundit duke ndërruar kontrollin disa herë nga duart e forcave qeveritare në duart e rebelëve që nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të Gadafit.

XS
SM
MD
LG