Lidhje

Udhëheqësit e G-20, dakord mbi përgjysmimin e defiçiteve brenda një afati


Udhëheqësit e Grupit të Njëzetshes në takimin e Torontos të Kanadasë kanë mbështetur një plan i cili bën thirrje që vendet e zhvilluara industriale të botës të shkurtojnë përgjysëm defiçitin brenda tre vjetësh dhe të reduktojnë borxhin në proporcion të prodhimit ekonomik deri në vitin 2016. Kryeministri kanadez Stephen Harper njoftoi planin në përfundim të takimit të nivelit të lartë të G-20 të dielën në Toronto.

Pëmes një konference shtypi, presidenti amerikan Barak Obama mbështeti synimin për shkurtimin përgjysëm të defiçitit amerikan deri në vitin 2013. Ai tha se afati për planin është në pajtim me qendrimin amerikan por ai tha se synimi i tij kryesor është krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike.

Zoti Obama pati shprehur shqetësime se shkurtimi i shpenzimeve në menyrë drastike mund të ndrydhte rritjen ekonomike.

Në dekleratën përmbyllëse, udhëheqësit e G-20 paralajmëruan se “ende mbeten përpara sfida serioze” në rimekembjen ekonomike botërore. Ata thanë se rritja po ndodh por se rimekembja është e pabarabartë dhe e brishtë dhe se papunësia në shumë vende mbetet në nivele të papranueshme. Ata thanë se për të siguruar rritjen, vendet duhet të zbatojnë planet egzistuese të stimulimit dhe të punojnë për krijimin e kushteve për kerkesa të fuqishme private.

Grupi i Njëzetshes, i cili përfshin fuqitë kryesore industriale në G-8 plus vendet në zhvillim me ekonomi të rendësishme si Kina dhe India, kanë rënë dakord për një afat specifik për reduktimin e defiçitit, ndërkohë që u kanë dhënë qeverive mundësinë për të ndryshuar shpejtësinë e përshtatshmërisë bazuar në situatat në të cilat ndodhen. Një plan i nxitur nga vendi mikpritës Kanadaja u kerkon vendeve më të zhvilluara që të shkurtojnë defiçitet buxhetore deri në vitin 2013. Ndersa deri nga vitit 2016, qeveritë duhet të stabilizojnë ose të fillojnë të reduktojnë përqindjen e borxheve të tyre në bazë të prodhimit të përgjithshëm të brendëshëm, që është vlera e të gjitha të mirave dhe sherbimeve që realizohen brenda një vendi.

Kryeministri kanadez Stephen Harper, i cila tha në hapje të takimit se vendet po përshkojnë një rrip të ngushtë ekonomik, theksoi se deklerata e G-20 lë hapsirë për vazhdimin e masave stimuluese dhe hapave për të ulur defiçitin.

Të gjithë udhëheqësit e pranojnë se konsolidimi fiskal nuk i jep fund gjithçkaje. Stimulimi afat-shkurtët do të vazhdojë nderkohë që ne hartojmë një kornizë për rritje të fuqishme, të qendrueshme dhe të balancuar.

Deklerata e quan rimekembjen deri tani nga kriza globale ekonomike të pabarabartë dhe të brishtë, me papunësinë në nivle të papranueshme në shumë vende. Deklerata thotë se stimulimi i pashembullt fiskal dhe monetar i koordinuar globalisht po luan një rol madhor në ndihmë të rikthimit të kerkeses private dhe dhenies së huave.

Duke thënë se sfida serioze ende mbeten përpara, udhëheqësit e G-20 i pranojnë rreziqet e rimekembjes nga rregullimet financiare në shumë ekonomi të rendësishme. Por ata shtojnë se deshtimi për të zbatuar konsolidimin fiskal, aty ku nevojitet, mund të pengojë besimin dhe veshtirësojë rritjen.

Presidenti Barak Obama dhe zyrtarë të tjerë amerikanë argumentuan fuqishëm në takim kundër çdo ngadalësimi të hershëm të shpenzimeve stimuluese nga qeveritë, duke thënë se mund të sjellë një recesion të dytë global.

Në konferencën përfundimtare për shtypin, presidenti u pyet rreth papajtueshmërisë lidhur me këtë çështje. Ai tha se deklerata reflekton politikat të cilat Shtetet e Bashkuara kanë nxitur si dhe adreson një seri nevojash.

Duhet ta pranojmë se në çdo vend, rimekembja është ende shumë e brishtë dhe se ne kemi ende shumë punë për të bërë që rimekembja të jetë e qendrueshme. Po ashtu, duhet ta pranojmë se nëse tregjet janë të fikësuara dhe nuk kanë besim se ne mund të trajtojmë problemet e defiçiteve dhe borxheve të mesme dhe afatgjata, atëherë kjo po ashtu do të pengojë rimëkembjen.

Presidenti tha se deklerata tregon se vendet e G-20 mund të kapërcejnë dallimet e tyre dhe koordinojnë menyrat e veprimit nderkohë që vazhdojnë të përqendrohen në rritjen e qendrueshme që hap vende pune dhe shton begatinë.

Deklerata e G-20 njeh shqetësimet amerikane, duke thënë se mbajtja e rimekembjes ekonomike kerkon që vendet të çojnë deri në fund zbatimin e planeve të stimulimit, nderkohë që punojnë për të krijuar kushtet për kerkesa të fuqishme private.

Përsa u përket çështjeve të tjera, vendet evropiane si Britania, Franca dhe Gjermania deshtuan të arrijnë një marrëveshje me G-20 për taksa të reja ndaj bankave si pjesë e përpjekjeve për të shkurajuar ndermarrjet e rrezikshme që mund të çojnë drejt një krize tjetër financiare. Deklerata ua lë ketë çështje vendeve për ta zbatuar sipas deshirës.

Lidhur me shqetësimet e vendeve të varfëra, G-20 thotë se ngushtimi i hendekut të zhvillimit dhe reduktimi i varfërisë janë pjesë përbërese të një objektivi më të gjerë për të patur rritje të qendrueshme dhe të balancuar.

Në takimet e fundit dypalëshe gjatë takimit e vendeve të G-20, presidenti Obama u takua me presidentin indonezan Susilo Bambang Yudhoyono, kryeministrin indian Manmohan Singh dhe kryeministrin japonez Naoto Kan.

Presidenti Obama kthehet në Washington ku do të presë që Kongresi të japë miratimin përfundimtar ndaj legjislacionit që do të imponojë rregulla të reja gjithpërfshirëse për sistemin financiar amerikan.

Udhëheqësit e G-20 thonë se presin me padurim takimin e rradhës në Seul të Koresë së Jugut në muajin nentor dhe vitin tjetër në Francë. Meksika merr drejtimin e G-20 në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG