Lidhje

Udhëheqësit e përkohshëm do të deklarojnë çlirimin e plotë të Libisë

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit e përkohshëm do të deklarojnë çlirimin e plotë të Libisë

Udhëheqësit e përkohshëm do të deklarojnë çlirimin e plotë të Libisë

Kjo lëvizje që i hap rrugën fillimit të procesit për ndërtimin e një qeverie të re

Udhëheqësit e përkohshëm në Libi kanë në plan të deklarojnë çlirimin e plotë të vendit nesër, një lëvizje që i hap rrugën fillimit të procesit për ndërtimin e një qeverie të re.

Zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit thanë sot se deklarimi do të bëhet në Bengazi, qyteti kryesor i lëvizjes anti-qeveritare.

Dje kryeministri i përkohshëm Mahmud Jibril tha se zgjedhjet e para duhet të zhvillohen brenda tetë muajsh me votuesit që do të zgjedhin anëtarët e një këshilli kombëtar që do të hartojë një kushtetutë të re. Zoti Jibril kishte njoftuar fillimisht se do të jepte dorëheqjen kur të çlirohej Libia. Agjencia e lajmeve Reuters e citon atë të ketë thënë se do të japë dorëheqjen sot. Ndërkohë këshilli Kombëtar i tranzicionit po përpiqet të vendosë ku të varrosë ish udhëheqësin Moamar Gadafi.

XS
SM
MD
LG