Lidhje

Udhëheqësit evropianë arrijnë marrëveshje për financat

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit evropianë arrijnë marrëveshje për financat

Udhëheqësit evropianë arrijnë marrëveshje për financat

Diplomatët e Bashkimit Evropian thonë se bankat private që i kanë dhënë hua Greqisë kanë arritur në marrëveshje për të pranuar 50 përqind humbje. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet sot.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristinë Lagard u takuan me përfaqësuesit e bankave mbrëmë vonë në Bruksel për të diskutuar këtë çështje. Bankat private pranuan më parë t’i falnin Greqisë 20 përqind të borxhit, por më në fund arritën të pranojnë një humbje më të madhe.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përpoqën t’i bindnin bankat të pranonin 60 përqind të humbjes.

Dje më herët udhëheqësit e eurozonës ranë dakord që bankat evropiane duhet të siguronin rreth 150 miliardë dollarë për rikapitalizim.

Ato kanë gjithashtu në plan të ngrenë fondin e shpëtimit ekonomik në 1.4 trilionë dollarë, por hollësitë e këtij plani do të finalizohen muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG