Lidhje

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë do të paraqesin plane për të stabilizuar eurozonën

  • Liza Brajant

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë do të paraqesin plane për të stabilizuar eurozonën

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë thonë se do të paraqesin planet për të stabilizuar eurozonën nga fundi i këtij muaji. Marrëveshja e dy ekonomive më të fuqishme të Evropës vjen para takimit të nivelit të lartë të G20 në fillim të muajit tjetër.

Në një konferencës shypi në Berlin, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi thanë se të dy udhëheqësit ranë dakord për mënyrat si të frenojnë kizën e huave që ka përfshirë të 17 vendet e eurozonës.

Zoti Sarkozi tha se masat përfshijnë rikapitalizimin e bankave të tronditura evropiane që është me rëndësi kritike fpër të garantuar rritjen dhe begatinë e ekonomisë evropiane.

Banka më e fundit që u godit nga kriza financiare është ajo franko-belge Dexia. Qeveritë e Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut arritën një marrëveshje dje për shkrirjen e kësaj banke.

Zoti Sarkozi tha se Parisi dhe Belini po presin raportin e ekspertëve të financave për përparimin e bërë nga Greqia në zbatimin e reformave, me qëllim që ky vend të marri këstin tjetër të paketës së shpëtimit ekonomik. Por ai tha se të dy vendet ranë dakord për gjetjen e një zgjidhjeve të qendrueshme dhe gjithë globale për krizën e borxheve.

Kriza që ka goditur ekonomitë e dobta evropiane si Greqia dhe Portugalia, si dhe një numër bankash evropiane që u kanë dhënë hua atyre ka ngjalluar alarm, jo vetëm në Evropë, por edhe jashtë saj. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama u ka bërë thirrje evropianëve të hartojnë një plan për të penguar përhapjen e krizës, para takimit të nivelit të lartë të fillimit të nëntorit të grupit të 20 ekonomive kryesore të botës.

Zoti Sarkozi u zotua se Evropa do t’i ketë zgjidhur problemet e veta para takimit të G20-s, i cili do të zhvillohet në Kanë të Francës. Udhëheqësit evropiane janë të sigurt se do të diskutojnë mënyrat për arritjen e këtij qëllimi kur të takohen në Bruksel në fund të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG