Lidhje

Udhëheqësit grekë më pranë marrëveshjes për shkurtimin e shpenzimeve

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit grekë më pranë marrëveshjes për shkurtimin e shpenzimeve

Udhëheqësit grekë më pranë marrëveshjes për shkurtimin e shpenzimeve

Bisedimet mes udhëheqësve politikë të Greqisë nëse do t’i pranojnë ose jo kërkesat e Bashkimit Evropian për më shumë shkurtime shpenzimesh u ndërprenë sot herët në mëngjes, duke lënë pezull vetëm një çështje.

Kryetarët e të tri partive politike që përbëjnë koalicionin qeveritar duhet të bien dakord për shkurtimin e shpenzimeve para se Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar t’i japi Greqësi paketën tepër të nevojshme të shpëtimit financiar.

Sipas njoftimeve, kryetarët e partive dhe Kryeministri Lukas Papadhimos kanë rënë dakord për të gjitha pikat, me përjashtim të shkurtimit të pensioneve. Ata kanë në plan të takohen përsëri sot më vonë.

Kushtet që i kanë vënë Greqisë kreditorët ndërkombëtarë përfshinë 20 përqind shkurtime në pagën minimale, 15 përqind shkurtime në disa tipe pensionesh dhe eliminimin e 15 mijë vende pune në sektorin civil. Pa miratimin e kryetarëve të partive, udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk do t’i akordojnë Greqisë paketën e re financiare të shpëtimit prej 170 miliardë dollarësh, paketa e dytë në dy vjet.

XS
SM
MD
LG