Lidhje

Udhëheqësit grekë po bëjnë thirrje dhe paralajmërime të reja për shkurtime

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit grekë po bëjnë thirrje dhe paralajmërime të reja për shkurtime

Udhëheqësit grekë po bëjnë thirrje dhe paralajmërime të reja për shkurtime

Udhëheqësit grekë po bëjnë thirrje dhe paralajmërime të reja, para votimit të rëndësishëm që do të përcaktojë nëse Evropa do t’i vijë në ndihmë Greqisë me një tjetër paketë të shpëtimit financiar.

Në një fjalim televiziv mbrëmë, Kryeministri Lukas Papadhimas mbrojë vendimin për shkurtimin e mijëra vendeve të punës, uljen e pagës minimale dhe masa të tjera shtrënguese ekonomike që i duhen vendit për të marë huanë e shpëtimit prej 172 miliardë dollarësh, për të shmangur falimentimin.

Udhëheqësi i partisë socialiste, Pasok, Jorgo Papandreu dhe udhëheqësi i partisë Demokracia e Re, Antonis Samaras i bënë jehonë fjalimit të kryeministrit dhe u bënë thirrje ligjvënësve të mbështesin shkurtimet e ranundit të fundit, duke thënë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër reale.

Papandreu paralajmëroi se mosmiratimi i masave shtrënguese do të sillte falimentimin e vendit.

Samaras paralajmëroi anëtarët e partisë së tij se politika e stilit të fushatave nuk do të tolerohet.

Kabineti qeveritar grek miratoi projektligjin e masave shtrënguese të premten dhe paralamenti pitet të votojë sot për të.

XS
SM
MD
LG