Lidhje

Udhëheqësit japonezë, thirrje për të ndryshuar politikat bërthamore

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit japonezë, thirrje për të ndryshuar politikat bërthamore

Udhëheqësit japonezë, thirrje për të ndryshuar politikat bërthamore

Udhëheqësit japonezë bënë thirrje për të ndryshuar politikat për energjinë bërthamore, gjatë një ceremonie solemne sot në 66 vjetorin e hedhjes së bombës bërthamore në Nagasaki. Rreth 6 mijë njerëz, përfshirë diplomatë nga 44 vende të botës, u mblodhën në Parkun e Paqes të qytetit për të dëgjuar këmbanat pikërisht në momentin kur bomba ra 66 vjet më parë.

Në ceremoni të pranishmit u lutën dhe u lexuan emrat e të mbijetuarve nga bombardimet, të cilët vdiqën gjatç vitit të kaluar. Kryetari i Bashkisë së Nagasakit Tomihisa Taue bëri thirrje që Japonia të gjejë burime të reja energjie për të zëvendësuar atë bërthamore. Kryeministri Naoto Kan, në fjalimin e rastit, shprehu keqardhje për dështimin e politikave të tanishme bërthamore për të mbrojtur publikun nga aksidente si ai në uzinën e Fukushimas.

XS
SM
MD
LG