Lidhje

Udhëheqësit në Forumin Ekonomik Botëror në mbështetje të Euros


Udhëheqësit në Forumin Ekonomik Botëror në mbështetje të Euros
Udhëheqësit në Forumin Ekonomik Botëror në mbështetje të Euros

Pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kanë shprehur mbështetjen e tyre për monedhën e përbashkët evropiane, euro, por kanë paralajmëruar gjithashtu se problemet e monedhës mund të keqësohen në të ardhmen e afërt, para se të shihen përmirësime. Udhëheqësit janë zotuar të marrin masat e duhura politike për të stabilizuar euron:

Shqetësimet se problemet ekonomike të Evropës do të ndikojnë negativisht tek ekonomi të tjera të fuqishme kanë dalë në plan të parë në Forumin e Davosit, duke lënë në hije tema të tjera të planifikuara për diskutim.

Pjesëmarrësit theksojnë mbështetjen e tyre për monedhën e përbashkët evropiane dhe nevojën për ta mbrojtur atë. Por ata shtojnë se kërkohen mënyra novatore për të kapërcyer situatën:

“Vendeve evropiane do t’iu duhet të dalin me një sistem të ri taksimi, që do ta quaja sistem mbarë-evropian. Pra do të duhet të dalin me një taksë evropiane mbi vlerën e shtuar”.

Komuniteti i biznesit, i përfaqësuar në këtë forum nga firma të fuqishme investimesh, shprehet pozitiv për të ardhmen:

A jemi në vazhdën e një periudhe të gjatë ngadalësimi ekonomik? Po! A pritet të keqësohet para se të ketë përmirësim? Ndoshta, por është e qartë se kemi përpara më shumë rritje se rënie”.

Kriza e borxheve është sfida madhore e Evropës së bashkuar dhe njëkohësisht kërcënimi më i madh për euron. Në fjalën e hapjes së forumit, Kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua dje për zgjidhjen e krizës së borxheve përmes një uniteti më të madh politik në kontinent. Por ajo paralajmëroi se problemet e euros u krijuan gjatë një periudhe disa-vjeçare dhe nuk mund të zgjidhen me një akt të vetëm. Ajo pohoi ekzistencën e disnivelit në infrastrukturën dhe kapacitetet e disa vendeve të eurozonës:

“Është bërë e qartë se disa vende evropiane po hasin vështirësi të konkurrojnë. Sidomos në fushat ku përfshihet monedha e përbashkët, ku bashkimi ekonomik dhe monetar është aq i avancuar saqë nuk mund të tërhiqen prej sistemit, rezulton se nuk kemi strukturat e duhura politike për të mundësuar funksionimin e rregullt të të gjithë sistemit”.

Zonja Merkel nuk diskutoi në hollësi si mund të sheshohen këto disnivele apo masat që mund të merren për të përmirësuar strukturat politike në vendet që kanë më shumë problem. Por ajo e bëri të qartë se nuk do të ketë fonde shtesë për paketën e ndihmave, të njohur si Mekanizmi i Stabilitetit Evropian. Ne, tha kancelarja gjermane, nuk mund të premtojmë diçka që në realitet nuk mund ta përmbushim.


XS
SM
MD
LG