Lidhje

Udhëheqja politike, përgjegjëse për moszgjidhjen e problemeve madhore në Shqipëri

  • Keida Kostreci

Udhëheqja politike, përgjegjëse për moszgjidhjen e problemeve madhore në Shqipëri

Udhëheqja politike, përgjegjëse për moszgjidhjen e problemeve madhore në Shqipëri

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John L. Withers II ka shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

“Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare, gjë që ne presim t’i ketë një demokraci e zhvilluar”, tha ambasadori Withers në intervistën e parë që jep që kur përfundoi mandatin në Shqipëri.

Ai thotë se fakti që Shqipëria nuk po arrin të zgjidhë dukuri të tilla si korrupsioni, problemet në sistemin e drejtësisë dhe konfliktet politike, janë probleme të shkaktuara nga udhëheqësit politikë në vend që i quan përçarës dhe jo bashkues.

“Problemet e politikes nuk vijne nga ambjenti por polarizimi politik i udhëheqësve që thjesht nuk kanë në vetvete instinktin demokratik, për të cilët demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ata vetë ta praktikojnë, nuk u vjen nga zemra”.

Ambasadori Withers thotë se qëdrimet e tij ndaj kryeministrit, apo ndaj udhëheqësit të opozitës, apo ndonjë personaliteti tjetër në Shqipëri, nuk ishin personale por një analizë për veprimet që nuk ishin në përputhje me parimet e demokracisë.

Intervistën ekskluzive me ish-Ambasadorin Withers mund ta ndiqni nesër në emisionin Ditari.

XS
SM
MD
LG