Lidhje

Udi Alen sjell një përrallë moderne me filmin “Mesnatë në Paris”

  • Penelopi Paulu

Udi Alen sjell një përrallë moderne me filmin “Mesnatë në Paris”

Udi Alen sjell një përrallë moderne me filmin “Mesnatë në Paris”

Adhurimi për një periudhë të kaluar është tema e filmit të regjizorit Udi Alen “Mesnatë në Paris”. Regjizori i mirënjohur ka realizuar një panormë të saktë të Parisit dhe ofron një histori intime në një qytet, i cili ka jetuar në shekuj, për të na kujtuar të gjithëve se sa më shumë lartësojmë të kaluarën, aq më mirë jetojmë të tashmen.

Gili, një skenarist amerikan dhe e fejuara e tij Inez ndërrmarin një udhëtim romantik në Paris. Gili është i pushtuar nga dashuria për Inesin, por botët e tyre janë të ndryshme. Ai do jetën bohemiane të Parisit e të shkruaj romanet e tij. Ajo është materialiste, që tërhiqet nga statusi dhe e lidhur me prindërit e saj ultra konservatorë.

Faktikisht, Gilë dhe Inesi shkojnë në Paris me njerëzit e saj, mbasi i jati përfundoi një marrëveshje tregtare. Marrëdhënia mes Inesit dhe Gilit nis të shpërbëhet. Situata tensionohet kur Inesi takohet me miqtë e saj të vjetër; shoqen e saj të kolegjit dhe të fejuarin e saj, Pol, një profesor në Sorbonë i cili dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Gili nuk e duron dot Polin. Ai do të qëndrojë vetëm. Dhe ndërsa endet i vetëm rrugëve të Parisit, akrepat shënojnë mesnatën. Pa pritur, ai kthehet në vitin 1920. Në një festë ai takohet me Pablo Pikason, Salvadore Dalin dhe shkrimtarin amerikan Ernest Heminguej.

Ai bie në dashuri, vërtetë kësaj radhe, me Adrianën, e cila mendohet se është e dashura e Pikasos, interprtuar nga Marion Kotijard. Çdo mbrëmje Gili viziton një të shkuar të pasur e çdo mëngjes zgjohet në shekullin e 21.

Udi Allen e sjell këtë përrallë me një dritë komike, ndërsa na paraqet një Paris të magjishëm.

“Doja t’a tregoja qytetin emocionalisht, në mënyrën që unë e ndjeva atë. Nuk ka rëndësi se sa realiste është kjo ndjenjë ose si reflektohet, unë doja të sillja Parisin përmes syve të mi”.

Për të portretizuar intelektualët e mëdhenj të kohës, regjizori Allen ka përzgjedhur një grup aktorësh si Adrain Broyd që interpreton Salvador Dalinë.

“Është hera e parë që pranoj të interpretoj Dalinë. Më është ofruar disa herë ky rol. Në këtë film jepet një fragment i jetës së tij, ndaj kalova shumë kohë për të dhënë thelbin e karakterit në këtë personazh”.

Përkrah yjeve të kinemasë, interpereton dhe Karla Bruni, zonja e parë e Francës, e cila ka një rol të vogël si cicerone.

Filmi të magjeps, si vetë Paris. Por interpretimi në “qytetin e dritave”, kalon në hije, me një dialog ku mungon thellësia. Owen Wilson, në rolin e Gilit, imiton kaq shumë stilin e Udi Alenit sa duket sikur shikojmë një Udi Alen të ri në moshë. Rejçël Mekadams interpreton Inesin. Ajo është bindëse në rolin e grindaveces, por interpretimi i saj mbetet shumë teatral. Gjithsesi në film ka momente shumë mbresëlënëse si magjia e Parisit në mesnatë. Megjithatë, duket se ky film nuk do të rezistojë gjatë në kujtesën e shikuesit.

XS
SM
MD
LG