Lidhje

Sportisti Ilir Latifi do të ketë tjetër shans dueli në UFC


Përballja në Suedi në Ultimate Fighting Championship, Artet e Kombinuara Marciale

Dueli në Ultimate Fighting Championship mes Ilir Latifit me origjinë shqiptare dhe njërit nga 10 më të mirët e sportit në botë Gegard Mousasi ka rezultuar me fitoren e këtij të fundit. Por “Vareja” (Latifi) ka fituar mendjen dhe zemrën e presidentit të UFC Dana White. Ky i fundit tha për median se ishte befasuar nga paraqitja e Ilir Latifit në dyluftim i cili zbriti në peshë brenda katër ditësh. Me një rekord 8 fitore dhe 2 humbje, tha zoti White, Latifi nuk ngurroi të përballej me Gegard Mousasi me një rekord 33 fitore dhe 3 humbje. Ai zgjati 3 raunde në përleshje dhe presidenti i UFC i ka ofruar sportistit Latifi edhe një shans tjetër për të marrë pjesë në dyluftimet në UFC.
Shansi për marrë pjesë në Ultimate Fighting Championship trokiti për Ilir Latifin me origjine shqiptare javën që kaloi dhe “Vareja” nuk mendoi dy herë për tu përgjigjur.
Pavarësisht se ai kishte katër ditë për të humbur 18 kilogramë në peshë për tu kualifikuar për duel përballë kampionit Gegard Mousasi në një ndedhje tejet të rendësishme. Pas ndeshjes, Latifi tha se kishte kaluar javën më intensive në jetën e tij që e kishte lënë atë thuajse pa energji për të luftuar në ring. Por për Ilir Latifin, shansi për të marrë pjesë në UFC po troket dy herë.

(Intervista është marrë në prag të ndeshjes)

Të shtunën zhvillohet në Suedi dueli mes Ilir Latifit me prejardhje shqiptare dhe Gerard Mousasi, ky i fundit një nga 10 mundësit më të mirë në botë në artet e kombinuara marciale. 29 vjeçari Latifi është ndër sportistët më të njohur në Skandinavi duke fituar shumë kampionate të ndryshme në Evropë duke u bërë shqiptari i parë që kualifikohet për një ndeshje të rëndësishme në kampionatin e një sporti mjaft agresiv të quajtur Ultimate Fighting ose UFC.

Kolegu Kastriot Haxhiaj bisedoi me sportistin Ilir Latifi përmes skajpit nga Malmoe e Suedisë.



Ky është 29 vjeçari Ilir Latifi nga Suedia. Por në botën e sportit ai njihet si Sledgehammer apo vareja dërmuese, pikërisht në duelet në artet marciale të kombinuara.

Falë talentit të tij por edhe fatit, ai do të zhvillojë një duel të shtunën me njërin nga 10 sportistët më të mirë të Ultimate Fighting Championship, shkurtimisht UFC. Latifi do të përballet me ish kampionin Gerard Mousasi në Suedi, ndeshaj e parë madhore në UFC.

Ne e intervistuam Ilir Latifin teksa ai ndodhej në Malmoe në përgatitje për ndeshjen e madhe. Megjithëse ndodhej përpara një ngjarjeje të rëndësishme për të, Latifi na u paraqit në SKYPE mjaft i qetë. Ai na shpjegoi fillimisht se si e mori lajmin për dyluftimin që e pret të shtunën:

I lindur në Malmo të Suedisë, sportisti me prejardhje nga Kosova ju fut sportit të keçit në moshën 6 vjeçare duke fituar emër në sportet e përziera marciale.

Ai është ndër sportistët më të njohur në Skandinavi duke fituar shumë kampionate të ndryshme në Evropë.

Me qendër në Shtetet e Bashkuara, Ultimate Fighting Championship (UFC) është kompania më e madhe në botë e promovimit të dueleve në artet marciale të kombinuara dhe organizon pjesën dërmuese të ndeshjeve mes mundësve më të mire në mbarë botën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG