Lidhje

Uganda kap një komandant të grupit rebel Ushtria e Rezistencës së Zotit


Forcat e Ugandës kanë kapur një komandant të lartë të grupit rebel Ushtria e Rezistencës së Zotit, duke bërë kështu një hap tjetër drejt gjetjes së kreut të fshehur paraushtarak Joseph Kony.

Një zëdhënës ushtarak i Ugandës tha sot se Çezar Achellam, një gjeneral i lartë në radhët e rebelëve të drejtuar nga Kony, u kap gjatë një prite një ditë më parë, në Republikën e Afrikës Qendrore.

Joseph Kony dhe Ushtria e Qëndresës së Zotit kanë zhvilluar një fushatë terrori 26-vjeçare në Afrikën Qendrore, duke sulmuar dhe plaçkitur fshatra, duke vrarë dhe duke rrëmbyer banorët e tyre, dhe duke përzënë miliona njerëz nga shtëpitë e tyre.

Të paktën 2500 trupa janë në kërkim të udhëheqësit paraushtarak dhe të grupit të tij prej 200 pasuesish. Por ato pritet të shtohen, ndërkohë që udhëheqësit ushtarakë të katër vendeve të Afrikës qendrore përgatiten për t’i kërkuar Bashkimit Afrikan dhe Kombeve të Bashkuara të miratojnë një mandat që i jep më tepër forcë fushatës së tyre.

Kërkimet për Joseph Kony-n kohët e fundit tërhoqën vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, pas suksesit në internet të një videoje të publikuar në faqen You Tube.

XS
SM
MD
LG