Lidhje

Uilli Nelson dhe Uinton Marsalis interpretojnë këngët e Rej Çarlsit

  • Doug Levine

Uilli Nelson dhe Uinton Marsalis interpretojnë këngët e Rej Çarlsit

Uilli Nelson dhe Uinton Marsalis interpretojnë këngët e Rej Çarlsit

Shumë vetë e konsiderojnë të ndjerin Ray Charles si një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Dy nga admiruesit e tij më të mëdhenj, janë vetë ikona të muzikës Willie Nelson dhe Wynton Marsalis. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Doug Levine na sjell respektin e tyre për heroin e muzikës në këngën “Here We Go Again: Celebrating The Genius Of Ray Charles”.

Kënga klasike e Ray Charles e viteve 1960 Busted ka vokalin e një çifti të pazakontë të muzikës kantri Willie Nelson dhe trumbetistit të xhazit Wynton Marsalis. Sigurisht, Ray ishte pionier kur vinte puna për të miksuar zhanret muzikore, kështu që nuk është çudi që këta dy novatorë modern të vendosnin të bashkonin forcat në një album për nder të njeriut që njihet thjesht me titullin Gjeni.

Kjo nuk është hera e parë që Willie dhe Wynton interpretojnë së bashku. Në vitin 2007, ata bashkëpunuan në albumin numër një të xhazit “Two Men With the Blues, regjistruar live në qendrën Lincoln në New York City. Dy vjet më vonë, ata u bashkuan për të nderuar Ray Charles, regjistruar gjithashtu në qendrën Lincoln. Ata u mbështetën nga një grup prej pesë muzikantësh dhe një vokalisti të ftuar special.

Fituesja 10 herë e çmimeve Grammy Norah Jones bashkohet me artistët në këngën Come Rain Or Come Shine. Ray regjistroi një version të këngës nga Harold Arlen-Johnny Mercer për albumin e tij të vitit 1959, The Genius of Ray Charles.

Norah këndon gjithashtu një duet me Willie Nelson në Here We Go Again si dhe në baladat Cryin’ Time dhe You Don’t Know Me. Të tre yjet, Willie, Wynton dhe Norah këndojnë gjithashtu këngët farovite të Ray Charles “What I’d Say dhe Hit The Road Jack”.

XS
SM
MD
LG