Lidhje

Uilliam Dejlli, shefi i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë


Uilliam Dejlli, shefi i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë
Uilliam Dejlli, shefi i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti emëroi ish Sekretarin e Tregtisë Uilliam Dejlli si shef personeli të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Obama po bën ndryshime të shumta në ekipin e tij në përgatitje për të filluar punën me Kongresin e ri si dhe për fushatën e tij të ardhshme presidenciale.

Zoti Dejlli, i cili është ekzekutiv i një banke, do të zëvendësojë zotin Piter Rauz. Rauz u bë shef personeli në detyrë, pas largimit nga ky post i zotit Rahm Emanuel për të kandiduar si kryebashkiak i Çikagos.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë ka një detyrë mjaft të rëndësishme në qeverinë amerikane sepse ai është këshilltari kryesor i presidentit dhe drejton përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të vënë në jetë programin e presidentit.

XS
SM
MD
LG