Lidhje

Studim mbi lëndimet e futbollistëve


Soccer Injuries

Soccer Injuries

Në Brazil janë mbledhur këto ditë lojtarët më të talentuar të botës në futboll, gjithsej 768 të ndarë në 32 ekipe nga çdo kontinent. Mirëpo disa prej tyre janë të detyruar të qëndrojnë në bankinë për shkak të dëmtimeve.

Futbollistët më të famshëm të botës shpesh e humbasin shkëlqimin qoftë edhe nga një dëmtim i vogël, si ndrydhja e tendonit të thembrës, që ndodh krejt papritur. Shkencëtarët britanikë do të fillojnë së shpejti provat klinike me njerëz për ta zgjidhur këtë problem të madh për futbollistët. Provar drejtohen nga kirurgu Andrew Goldberg i Spitalit Ortopedik Kombëtar të Londrës. Fjala është për trajtimin e këtyre dëmtimeve me qeliza embrionale.

Tendoni i thembrës është elementi që u jep futbollistëve forcën dhe shkathtësinë për të goditur topin. Trajtimi i ri është provuar tashmë te kuajt dhe ka patur një farë suksesi. Qelizat embrionale janë marrë nga palca kurrizore e kuajve dhe janë injektuar tek tendoni i tyre i dëmtuar. Mjekët shpresojnë se kjo mënyrë do të ketë rezultat edhe në shërimin e tendonit njerëzor. Natyrisht, jo vetëm për futbollistët e famshëm. Por do të duhen ndoshta edhe disa kampionate botërore që kjo tenikë të jetë futur në përdorim të plotë.
XS
SM
MD
LG