Lidhje

Ukrainë: Separatistët refuzojnë armëpushimin


Seperatistët në Donetsk

Seperatistët në Donetsk

Separatistët pro-rusë kanë refuzuar armëpushimin e njëanshëm të Ukrainës, duke vazhduar me konfliktin në lindjen e vendit i cili tashmë ka marrë jetën e qindra njerëzve. Alexander Borodai është kryeministër i Republikës Popullore Donetsk të vetshpallur.

“Operacionet ushtarake ukrainase janë duke vazhduar. Artileria dhe forcat ajrore po qëllojnë në Slovyansk. Fjalët rreth armëpushimit janë si gjithmonë pallavra pa vlerë.”

Të dy palët, duke përfshirë separatistët nga Donetsku, kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit pak pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko bëri të ditur një plan paqeje të premten me qëllim zgjedhjen e krizës.

“Tani ne kemi fuqi të mjaftueshme dhe një vullnet politik për të goditur në mënyre vendimtare grupet e armatosura të jashtëligjshme. Por nga ana tjetër, ne vlerësuam shkallën e mundshme të viktimave në rradhët e ushtrisë ukrainase dhe të civilëve në Donbas, të cilët tani janë praktikisht pengje në duart e personave të armatosur. Kjo është arsyeja pse kam propozuar një plan paqeje.”

Ende nuk është e ditur se çfarë ndikimi do të ketë shkelja e armëpushimit mbi bisedimet direkte mes dy palëve për t’i dhënë fund dhunës.
Ndërkohë, mosmarrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës me sa duket po përshkallëzohet pasi NATO njofton se Moska po zhvendos më shumë trupa në drejtim të kufirit të saj me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG