Lidhje

Shpërndahet parlamenti i Ukrainës


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko shpërndau parlamentin dhe bëri thirrje për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, një muaj pasi koalicioni i tij qeverisës u shpërbë.

Presidenti Poroshenko tha dje se zgjedhjet e parlamentare të vitit 2012 nuk ishin të drejta dhe të lira, dhe tha se ligjvënësit kishin humbur besimin dhe respektin e popullit ukrainas.

Ai tha se disa anëtarë të parlamentit mbështesin seperatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Preisdenti Poroshenko tha se vota është arma më e fortë e qytetarëve për mbrojtjen e vendit, dhe dha garanci se zgjedhjet e reja të 26 tetorit do të jenë të drejta.

Më parë të hënën, zoti Poroshenko tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar për siç tha ai lëvizjet ushtarake ruse në Ukrainën juglindore.

Zyrtarët ukrainas thanë se tanke dhe automjete të blinduara ruse dje hynë në juglindje të Ukrainës, duke mbajtur flamujt e separatistëve pro-rusë.

Presidenti Poroshenko sot do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Minsk.

XS
SM
MD
LG