Lidhje

Ukraina kundër propozimit për armëpushim


Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka refuzuar thirrjen e separatistëve pro-rusë për një armëpushim, ndërsa vazhdojnë luftimet në lindje të vendit.

Dje, separatistët thane se ishin gati për një armëpushim për të parandaluar një katastrohë humanitare në lindje të Ukrainës. Por sot zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Adri Lisenko refuzoi thirrjen dhe u kërkoi rebelëve të ngrenë flamujt e bardhë dhe të dorëzojnë armët.

Vetë separatistët u sprapzën nga thirrja për armëpushim duke thënë sot se qeveria e Ukrainës nuk është e aftë për të arritur një marrëveshje dhe kështu që çdo diskutim për armëpushim është I pakuptimtë.

Ushtria e Ukrainës po vazhdon t’u bëjë trysni forcave separatist në Denetsk dhe Luhansk. Banorët e Donetskut njoftuan për bombardime të rënda sot dhe luftime të ashpra u njoftuan edhe në Luhansk.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG