Lidhje

Trupat ukrainase marrin kontrollin e Slovianskit


Trupat ukrainase morën kontrollin e Slovianskit, në lindje të vendit, që muajt e fundit ka qenë nën kontrollin e forcave pro-ruse. Presidenti Petro Poroshenko i dha urdhër forcave të armatosura të ngrenë flamurin e Ukrainës në qyteti, pas ofensivës që u zhvillua gjatë natës.

Zyrtarë dhe dëshmitarë thonë se rebelët pro-rusë u evakuuan nga qyteti, pas sulmit me topa të forcave qeveritare. Separatistët e kishin marrë kontrollin e Slovianskit që në fillim të muajit prill, kur ata pushtuan ndërtesat administrative dhe të policisë së qytetit.

Marrja e kontrollit të qytetit nga qeveria shënon një fitore të rrallë në luftën e Ukrainës për të shtypur kryengritjen disa mujore të forcave separatiste. Pas largimit nga Slovianski, rebelët u vendosën fillimisht në qytetin Kramatorsk, por gazetarët në rajon thanë se më vonë shumë prej tyre u panë të largoheshin edhe prej andej.

XS
SM
MD
LG