Lidhje

Seperatistët hedhin poshtë armëpushimin


Njoftohet se seperatistët pro-rusë kanë hedhur poshtë armëpushimin e një anshëm nga ana e Ukrainës, duke ushqyer konfliktin në lindje të vendit që ka lënë disa qindra të vrarë.
Rojet kufitare ukrainase thonë se rebelët kanë sulmuar një prej posteve kufitare në rajonin Donetsk gjatë natës, vetëm disa orë pasi presidenti Petro Poroshenko dha urdhër për ndalimin e luftimeve. Të paktë tre ushtarë janë plagosur.
Një grup luftëtarësh të së vetshpallurës Republika Popullore e Donetskut u mblodhën në qendër të qytetit sot për të bërë betimin ushtarak për mbrojtjen e vendit të tyre.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov duket se po mbështet seperatistët, duke kritikuar armëpushimin e Ukrainës si një “ultimatum”. Duke folur sot në Arabinë Saudite, ai tha se Moska është e shqetësuar lidhur me veprimtarinë ushtarake të Kievit.
XS
SM
MD
LG