Lidhje

Ukraina, Evropa dhe gazi natyror rus


Pipelines are seen at a gas border delivery station of pipeline operator Eustream in the eastern Slovak town of Velke Kapusany, near the border with Ukraine, April 15, 2014. The gas border station in Velke Kapusany distributes gas from Russia, going throu

Pipelines are seen at a gas border delivery station of pipeline operator Eustream in the eastern Slovak town of Velke Kapusany, near the border with Ukraine, April 15, 2014. The gas border station in Velke Kapusany distributes gas from Russia, going throu

Sllovakia dhe Ukraina nuk arritën dot një marrëveshje që do të lejonte kalimin e gazit natyror në Ukrainë nga Bashkimi Evropian.

Sipas ministrit sllovak të Ekonomisë, bisedimet dështuan pasi Kievi propozoi një zgjidhje që mund të prishë kontratat e Sllovakisë me furnizuesit rusë.

Të dy vendet zhvilluan bisedime për çështjen e furnizmit të Ukrainës me gaz natyror, në kushtet kur kriza mes Kievit dhe Moskës rrezikon që kjo e fundit ta pakësojë, ose ndalojë transportin e gazit natyror, një veprim që mund të ndikojë tek kalimi tranzit i gazit drejt Evropës.

Rusia po e përdor rolin e vet si furnizuese kryesore e Evropës me gaz natyror për të ushtruar presion ndaj Ukrainës dhe Perëndimit. Evropa e merr rreth 30 për qind të gazit nga Rusia dhe gjysma e kësaj sasie kalon përmes Ukrainës.

Por sa po e ndihmon Moskën shfrytëzimi i eksporteve të energjisë për të arritur objektivat e veta diplomatike dhe gjeopolitike në Evropë?

Viktor Yanukovych, në atë kohë president i Ukrainës, u takua me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhjetorin e kaluar, kur ai pritej të nënshkruante marrëveshje të rëndësishme tregtare dhe politike me Bashkimin Evropian.

Por ndodhi ajo që i druheshin shumë ukrainas, zoti Yanukovych i hodhi poshtë marrëveshjet, duke ndjekur këshillat e presidentit rus Vladimir Putin, që e kishte joshur ish presidentin me premtimin për uljen e çmimit të gazit.

Në kushtet kur Ukraina përdor një sasi të madhe gazi rus, marrëveshja i dukej e mirë zotit Yanukovych.

Por pasi zoti Yanukovych u rrëzua nga pushteti prej protestave masive në muajin shkurt, gazi rus u përdor më tepër si ndëshkim, se sa si joshje për vendin.

Muajin e kaluar, Alexei Miller, drejtori i gjigandit të gazit rus, Gazprom, ra dakord me kryeministrin rus Dmitry Medvedev të rrisnin 44 për qind çmimin e gazit që i shitet Ukrainës. Me rritjen e madhe të çmimit, Ukraina tani i ka një borxh prej 2,2 miliardë dollarësh Gazpromit.

Nëse Ukraina vazhdon të mos i paguajë faturat dhe pa ndihmën nga jashtë, Gazprom-i mund t'ia ndalë furnizimin.

Ky mund të jetë një lajm jo i mirë për Europën, thotë Antony Froggatt, studjues në institutin Chatham House. Ai thotë se Rusia mund të vazhdojë ta përdorë gazin si një mjet politik.

“Ekonomia ruse varet së tepërmi nga energjia. Prandaj, nëse nuk sheh më potencial dhe përfitim ekonomik nga furnizimi i Ukrainës me gaz me çmim më të ulët, atëhere ajo do ta rrisë çmimin. …Dhe ndodhën ndryshimet që kemi parë në Evropë dy muajt e fundit."

Por këtë herë, kërcënimi nuk është aq i madh sa mosmarrëveshjet për çmimin në dimrat e viteve 2006 dhe 2009. Vendet evropiane që nga ajo kohë kanë kanë gjetur mundësi të tjera për plotësimin e nevojave energjitike, dhe nuk varen tek gazi rus në muajt e verës.

Shumica e vendeve evropiane krijojnë tani rezerva gazi dhe depot mund të jenë plot edhe për shkak të dimrit të butë të këtij viti.

“Situata e çmimeve të gazit në vitet 2006 dhe 2009 ishte ndryshe, ngaqë, së pari ishte dimër, e dyta BE në tërësi ishte më e varur tek gazi rus dhe së treti, pjesa më e madhe e gazit rus vinte nga Ukraina dhe një pjesë e madhe e shpërndarjes së tij tani është diversifikuar, pra shkon rrotull Ukrainës", thotë zoti Frogatt.

Russia po ashtu duhet të ketë parasysh koston ndaj ekonomisë së vet, nëse pezullon eksportet e gazit, që i sigurojnë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave.

Cilatdo qofshin ambiciet gjeopolitike të Putinit, shumica e analistëve të energjisë duket se janë dakord se ai do të mendohet dy herë lidhur me rrezikimin e kësaj të ardhure.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG