Lidhje

Ukrainë: Ekspertët gjejnë trupa dhe objekte të tjera


Hetuesit ndërkombëtarë kanë gjetur trupa të tjerë viktimash në vendin ku janë mbetjet e avionit Malaysia Airlines në Ukrainën Lindore.

Ekipi i 70 hetuesve holandezë dhe australianë punuan për të dytën ditë në në vendin e rrëzimit, megjithëse luftimet mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë vazhdojnë aty pranë.

Ekspertët, së bashku me zyrtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. OSBE po përqendrohen tek gjetja e dhjetra trupave që ende figurojnë të humbur, dy javë pasi avioni malajzian u qëllua dhe u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e 298 pasagjerëve dhe ekuipazhit. Shumica e viktimave ishin hollandezë.

Ekipi i kërkimit gjeti edhe objekte të tjera personale.

Ushtarët ukrainas dhe separatistët pro-rusë në përgjithësi e kanë respektuar armëpushimin në atë zonë për të lejuar vazhdimin e përpjekjeve të kërkimit, por një goditje artilerie pranë një pjese të zonës së kërkimit, i detyroi hetuesit të ndalnin punën atje.

Aleksander Hug, zëvendës kryetari i vëzhguesve me misionin e OKB-së në Ukrainë, tha se artileria goditi rreth dy kilometra larg ekipit.

XS
SM
MD
LG