Lidhje

Turchynov: Jemi të pazotë të kontrollojmë separatistët në lindje


Presidenti në detyrë i Ukrainës thotë se qeveria e tij është e pazonja të vërë nën kontroll lëvizjen separatiste pro-ruse në dy rajone në lindje të vendit dhe shton se situata është keqësuar deri në atë pikë sa që autoritetet ukrainase nuk mund të kontrollojnë trupat e tyre.

Oleksandr Turchynov i bëri komentet dje në një takim me guvernatorë rajonalë në Kiev. Ai nënvizoi vështirësitë në rritje në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku ai tha se disa njësi ushtarake po “bashkëpunojnë me organizatat terroriste”.

Turchynov tha se qeveria e tij do ta përqëndrojë tani vëmendjen tek ruajtja e rendit në rajonet fqinje Kharkiv dhe Odesa.

Kryebashkiaku i Kharkivit, i cili është vlerësuar për ruajtjen e rendit në qytetin e dytë më të madh në vend, u qëllua në shpinë këtë javë kur po ngiste biçikletën. Separatistët, ndërkohë, po forcojnë kontrollin në zona të mëdha në lindje. Ai shtoi se ekziston një rrezik real që Rusia të fillojë një luftë me Ukrainën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG