Lidhje

Shanset e anëtarësimit të Ukrainës në NATO


Ministrat a NATO-s ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes kolektive pas aneksimit të rajonit ukrainas të gadishullit të Krimesë nga Rusia. Në kronikën në vazhdim, korrespondenti i Zërit të Amerikës në Uashington Andre de Nesnera i hedh një vështrim marrëdhënies së Ukrainës me NATO-n.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen përdori një gjuhë të ashpër kur përshkroi ndërhyjrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë nga Moska.

“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës përbën kërcënimin më të rëndë ndaj sigurisë evropiane gjatë një gjenerate të tërë."

Të njëjtin mendim ka edhe eksperti për NATO-n në Universitetin Georgetown, Charles Kupchan.

“Ka patur edhe raste të tjera, përfshirë pushtimin e Gjeorgjisë nga Rusia në vitin 2008. Por unë mendoj se ky i tanishmi përfaqëson zhvillimin më të rëndësishëm, në atë që presidenti rus Vladimir Putin ka shkelur rregullat. Ai e ka bërë këtë në një mënyrë të tillë, që kërcënon sistemin ndërkombëtar të mbështetur në këto rregulla."

Prof. Kupchan thotë se për herë të parë që nga koha e rrëzimit të Murit të Berlinit në vitin 1989, NATO po mendon lidhur me shtimin e aftësisë për të mbrojtur integritetin territorial të shteteve anëtare.

“Kemi parë avionët luftarakë F-15s, F-16s dhe ata të survejimit, AWACS të vendosur në Europën Qendrore. Kështu, në këtë aspekt, ne jemi dëshmitarë të asaj që mund të jetë kthim i rivalitetit ushtarak mes Rusisë dhe Perëndimit. Ende nuk kemi arritur në këtë fazë, por në se Putini nuk përmbahet, do të shkojmë në atë drejtim."

28 vendet anëtare të NATO-s janë të përkushtuara ndaj nocionit "mbrojtje kolektive", me fjalë të tjera, një sulm ndaj një vendi anëtar cilësohet si sulm ndaj të gjithë Aleancës.

Që nga shpërbërja e bashkimit Sovjetik në vitin 1991, 12 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore janë bërë anëtare të NATO-s: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, the Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Slovenia.

Charles Kupchan thotë se Presidenti George W. Bush ishte në favor të anëtarësimit në NATO të dy vendeve të tjera.

“Në vitin 2008 u zhvillua një diskutim lidhur me mundësinë e hyrjes së Ukrainës në rrugën e anëtarësimit, krahas me Gjeorgjinë. Uashingtoni po e nxiste këtë, por pati mjaft rezistencë nga Europa. Dhe mund të them se për tani, nuk ekziston mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ndoshta përgjithmonë, por këtë nuk e dimë."

Exsperti për NATO-n Sean Kay, i Universitetit Wesley në Ohio, thotë se anketat e opinionit publik në Ukraine në vitin 2008, tregonin se vetëm rreth 30 për qind e popullsisë ishin në favor të anëtarësimit të vendit në NATO.

“Pra ne po nxisnim diçka që ukrainasit nuk e donin. Rusët thonin se kjo çështje ishte problematike dhe për disa arsye, ne e nxitëm atë. …Dhe ironikisht, ky qëndrim e vështirësoi më shumë mbështetjen e Rusisë për Iranin dhe çfarë fituam ne në fund të fundit? Asgjë. Dhe unë mendoj se historia do ta gjykojë negativisht deklaratën e NATO-s të vitit 2008."

Në atë deklaratë thuhej se udhëheqësit e NATO-s ishin dakord që Ukraina dhe Georgjia të bëheshin anëtarë të NATO-s, por pa përcakuar një afat.

Prof. Sean Kay thotë se Presidenti rus Putin e ka kundërshtuar vazhdimisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Sepse nga pikëpamja e tij, Putin e ka përdorur rolin e NATO-s si një mënyrë për të akumuluar ndjenjën e mundjes dhe poshtërimit. Kjo është arsyeja, që sipas tij, duhen marrë vendime të guximshme për të fituar respektin e të tjerëve, kur në fakt, kjo bie në kundërshtim me interesat e vetë Rusisë."

Analistët e shikojnë aneksimin e Krimesë nga Rusia si një "veprim të guximshëm". Por ata shtrojnë pyetjen në se Presidenti Putin ka në mendje edhe veprime të tjera "të guximshme".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG