Lidhje

Obama, telefonata për Ukrainën nga Florida


Presidenti amerikan Barack Obama telefonoi krerët e shteteve evropiane lidhur me situatën në Ukrainë, ndërsa po pushon në shtetin e Floridas.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama foli sot me kryeministrin britanik David Cameron, presidentin francez Francois Hollande dhe kryeministrin italian Matteo Renzi, si dhe zhvilloi një konferencë telefonike me presidentët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Nuk ka detaje për diskutimet.

Shtëpia e Bardhë ka premtuar të japë detaje rreth telefonatave gjatë ditës së sotme.

Të premten, Pentagoni llogariti se tani ka gati 20 mijë trupa ruse në Ukrainë.

Admirali John Kirby tha se Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel foli me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Ihor Tenyuh të premten dhe diskutoi për ndihmën humanitare.

Departamenti i Shtetit konfirmoi gjithashtu se Sekretari i Shtetit John Kerry foli dje në telefon me homologun e tij rus Sergei Lavrov, ndërsa administrata Obama po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione mbi Rusinë.
XS
SM
MD
LG