Lidhje

Ushtria ukrainase përgatitet për rimarrjen Donetskit


Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se po vazhdojnë përgatitjet për rimarrjen e qytetin lindor të Donetskit, të kontrolluar nga rebelët, bastioni i fundit i separatistëve pro-rusë të armatosur rëndë që kërkojnë autonomi nga Kiev.

Zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Andriy Lysenko nuk dha shumë hollësi mbi përgatitjet e ushtrisë ukrainase. Por ai tha se ushtria ka hapur korridore humanitare për banorët e qytetit që të largohen kur të fillojë ofensiva e planifikuar, dhe se qeveria do të ndihmojë të zhvendosurit të gjejnë strehim të përkohshëm.

Ndërkohë që zoti Lysenko po fliste dje, Moska, e cila ka kërkuar ndërprerjen e ofensivës së Ukrainë pranë kufirit të saj, filloi një shfaqje masive të fuqisë ushtarake në afërsit të kufirit të saj me Ukrainën. Autoritetet ruse thonë se në stërvitjet ushtarake pesë-ditore do të përfshihen 100 avionë luftarakë, helikopterë dhe bateri anti-ajrore.

Ukraina, Uashingtoni dhe aleatët e saj evropianë e akuzojnë Moskën për pajisjen e rebelëve me armë dhe pajisjen e tyre me një sistem të raketave që u përdor për rrëzimin e një avioni malajzian muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG